Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes skuadrës së Norwich dhe asaj të Southampton, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e tyre të fundit, ku skuadra e Norwich e mposhti 2:1 Brentfordin, kurse Southampton e mposhti me rezultat minimal 1:0 Aston Villan, përcjell TV Malisheva.
Momentalisht, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Norwich gjendet në vendin e fundit në tabelë me gjithsej pesë pikë të arkëtuara, kurse Southampton zë vendin e 13 me gjithsej 14 pikë.
Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Norwich nuk do të paraqiten Zimmermann dhe Byram kurse te Southampton do të mungojë vetëm Stephens.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, ku sulmuesi shqiptar Armando Broja gjendet në bankën rezervë, kurse Milot Rashica do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Norwich City (4-3-3): Krul; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour, McLean; Rashica, Pukki, Cantwell
Southampton (4-4-2): McCarthy; Walker-Peters, Bednarek, Salisu, Livramento; Elyounoussi, Romey, Ward-Prowse, Diallo; Adams, Armstrong
16:00 Norwich City – Southampton (Stadiumi Carrow Road)