Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski i ka reaguar të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi i cili në një postim në X kishte njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe tre të tjerët nga Gjermania, Franca e Italia.
Lajçak kishte shkruar se kishte pasur konsultime intensive dhe substanciale, gjersa theksoi se kanë biseduar edhe për hapat tjerë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.
E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jonusz Bugajski i cili i kërkoi Lajçakut të ndalojnë këtë gjuhë të pakuptimtë dhe se askush nuk e beson më këtë fasadë.
LEXO EDHE:
Mbahet marsh paqësor për solidarizim me familjen e heroit Afrim Bunjaku
Arsenal armësh i konfiskuar, arrestime të tjera e një sërë reagimesh në dënim të sulmit terrorist – gjithçka nga zhvillimet…
“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohej
“Ndaloni gjuhën e pakuptimtë dhe mendimet e dëshirueshme. Askush nuk e beson më këtë fasadë.
Beogradi dhe Moska po ju ‘luajnë’ për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, shkruan Bugajski.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me emisarin gjerman, Jens Plotner, francezin Emmanuel Bone, dhe atë italian, Francesco M. Talo. Pjesëmarrës ishte edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak tha se temë bazë e diskutimit ishte situata në veri të Kosovës dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi në kuadër të bisedimeve brenda dialogut.
Pavarësisht sulmit errorist të së hënës në veri, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Emisari Lajçak, në cicerimën e tij, zhvillimet e fundit i sheh thjeshte si “situatë në veri të Kosovës” duke mos përmendur askund sulmin terrorist.
“Diskutime intensive dhe shumë substanciale me këshilltarët diplomatikë Bonne, Plotner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në implementimin e Marrëveshjes drejt Normalizimit të raporteve dhe situatën në veri të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar ai.
/TV Malisheva