Bugatti pati vitin më të suksesshëm në të gjithë historinë e tij në vitin 2022.

Prodhuesi francez iu dorëzoi klientëve të tij gjithsej 80 automjete të reja, që është numri më i madh i makinave të montuara dhe të dorëzuara në një periudhë 12-mujore që ka arritur ndonjëherë.

Prodhuesi i automjeteve tani ka vetëm 100 shembuj të tjerë të Chiron për të përfunduar derisa të prodhohen 500 kopjet e planifikuara dhe t’iu dorëzohen pronarëve të tyre të rinj.

Për sa i përket hipermakinës me fuqi W16, mes 80 automjeteve Bugatti të prodhuara posaqërisht, vitin e kaluar ishte Chiron i 400-të, si dhe 9 shembujt e fundit të Chiron Super Sport 300+.

Share.