Mund të bëhet me gjalpë, margarinë për torta ose margarinë për lyerje buke
Përbërësit:
– 1 kg miell (bën edhe pak më shumë);
– 700 ml ujë të vakët;
– 100 g gjalpë apo margarinë (edhe 30 g për lyerje);
– 1 qese e vogël tharmë të thatë apo 30 g tharmë të freskët;
– 1 lugë e vogël sheqer;
– 1,5 lugë e vogël kripë.
Përgatitja:
Përzieni ujin, gjalpin, sheqerin dhe pak miell. Shtoni edhe pak miell dhe kripë.
Ngjishni duke shtuar gradualisht miell.
Mbuloni brumin dhe lëreni të qëndrojë një orë. Zhvendoseni, bëni tri bukë të vogla dhe një të madhe.
Vendosni në tepsi të lyer me vaj dhe lëreni gjysmë ore të qëndrojë.
Lyeni edhe me pak gjalpë, bëni lara me thikë dhe piqeni rreth 40 minuta në 220 gradë Celsius.
Nëse po bëni një bukë të madhe, piqeni atë në 200 gradë për rreth 50 minuta. /TV Malisheva