Edicioni i tetë i mega-ekspozitës, e cila bashkon ekspozitat e specializuara ndërkombëtare AGRA, ‘Vinaria’ dhe ‘FoodTech’, shënon një rritje të pjesëmarrësve dhe segmenteve të reja të industrisë, kështu tha Ivan Sokolov, Drejtor i Përgjithshëm i Panairit Ndërkombëtar Plovdiv.
Edicioni i sivjetshëm, i cili nisi të martën, është më i madhi që nga viti 2010, me prodhues dhe shpërndarës nga mbi 170 sektorë.
Më shumë se 600 ekspozues nga mbi 25 vende do të marrin pjesë, duke përfaqësuar të gjitha fushat shkencore dhe praktike të bujqësisë – teknologjia, makineria, produktet, inovacionet, shërbimet dhe më shumë të tjera.
Todor Xhikov, zëvendësministër në detyrë i Bujqësisë, theksoi se gjatë këtyre pak ditëve në Plovdiv do të takohen prodhuesit e ushqimit, fermerët dhe përfaqësues të tjerë të industrisë për të shkëmbyer njohuritë, përvojën dhe vizionin e tyre.
Ai tha se ‘Vinaria’ do ta kthejë Bullgarinë në krye të prodhuesve të verës në botë. Forumi do të vazhdojë deri të shtunën.
/TV Malisheva