Më 8 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidenti bullgar Rumen Radev dhe zëvendës presidentja Iliana Iotova, u ndanë certifikata fituesve në konkursin kombëtar të nxënësve, të titulluar “Unë kam një ëndërr: të studiojmë dhe të jetojmë së bashku”.

Radev theksoi se strategjia afatgjatë e Bullgarisë për zhvillimin e shoqërisë civile nuk mund të arrihet pa i siguruar komunitetit rom qasje në arsim cilësor dhe mundësi për të marrë pjesë plotësisht në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të këtij vendi.

Duke iu drejtuar nxënësve fitues, zëvendës presidentja Iotova tha: “Ju jeni ambasadorët tanë më të rinj, por edhe më të vlefshëm, pasi mesazhi juaj është më i miri për të gjithë botën në këtë moment”.

Janë ndarë çmime për grupmosha të ndryshme për kategoritë; ese, video dhe fotografi. Kjo ngjarje u organizua nga Qendra Amalipe për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike.

Radev u zotua se mbështetja për Qendrën Amalipe do të vazhdojë.

Deyan Kolev, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës Amalipe, deklaroi se në Bullgari janë 198 shkolla të cilat janë të ndara, vetëm me nxënës të pakicave etnike. Të gjitha institucionet, komunitetet lokale dhe sektori publik duhet të synojnë t’i bëjnë këto shkolla të përziera, duke i bashkuar të gjithë fëmijët. “Ne nuk jemi ndryshe, ne synojmë të marrim arsim më të mirë dhe të jemi qytetarë të denjë”, shtoi Kolev.

/TV Malisheva

Share.