Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Momtchil Raytchevski deklaroi sot se vendi i tij mbështet pa kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ai pas një vizite në Universitetin e Korçës tha se Shqipëria ka bërë punën e vet dhe se ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave.
“Sa i përket kushteve, përsëri them se Shqipëria ka bërë punën e vet dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave”, u shpreh ai.
Diplomati bullgar tha se sa i përket integrimit të Maqedonisë Veriore, ata ndodhen në një periudhë të bisedimeve intensive.
“Me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive. Qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune, të cilët punojnë për interesin e përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrihen rezultate të mira. Por këtu bëhet fjalë për gjetjen e vendimeve dhe zgjidhjeve të cilat do të funksionojnë në të ardhmen”, tha ai.
Ndryshe, ambasadori Raytchevski ishte në një takim në Universitetin “Fan S. Noli” ku u zhvillua një vizitë me një delegacion të përbërë nga drejtues dhe pedagogë të universiteteve bullgare./A2
/TV Malisheva