Një çift bashkëshortor në Drenas janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Policia e Kosovës raportoi se sikurse mashkulli edhe femra kanë pësuar lëndime trupore dhe të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Megjithëse nuk bëhet e ditur se çfarë ka shkaktuar acarimin e situatës, policia konfirmoi se me vendim të prokurorit pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva