Një burrë është arrestuar dje në Suharekë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Policia sot ka informuar se me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër sh/k bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva

Share.