Një grua në Prishtinë ka raportuar policinë se bashkëshorti e keqtrajtoi dhe e largoi nga shtëpia.
Sipas policisë, gruaja vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten.
Policia ende nuk ka intervistuar të dyshuarin, rasti po hetohet.
“Prishtinë 07.02.2022 – 09:00. Viktima femër ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./TV Malisheva