Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets beson se rikthimi i Messit në formën më të mirë – do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.Messi s’ka shumë kohë që është kthyer nga lëndimi dhe sot realizoi gol në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Prague, që Barça e fitoi me rezultatin 1-2
“Ne kemi pasur posedim dhe raste, por në fund kemi vuajtur mjaft. Në fund të lojës është ndërlikuar – sepse ata na sulmonin – pasi nuk kishin çfarë të humbnin”, tha fillimisht Busquets.
Messi: “Ai ka pasur një fillim paksa të vështirë të sezonin me lëndime. Loja jonë sulmuese bazohet në një përqindje shumë të lartë të tij. Gjithmonë është e rëndësishme – sepse ai është më i miri në botë”, përfundoi ai.