Reperi i njohur shqiptar,l Buta, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Megjithëse deri më tash ka ndarë me ta vetëm gjëra nga jeta profesionale, së fundmi ai vendosi që të hapë zemrën e tij duke u treguar ndjekësve edhe detaje nga jeta private.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi, përmes së cilave ka prezantuar të dashurën e tij.
Buta nuk ka zbuluar emrin e bukuroshes, teksa ka publikuar një numër të madh fotografish në krahët e saj.
Buta përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku. /TV Malisheva