Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka thekuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.
E lidhur me këtë deklaratë të Hillit dhe mënyrën si i ka vlerësuar raportet me Kurtin ka reaguar politikani gjerman, Butikofer.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer.
/TV Malisheva