Për disa orë rresht, ditën e djeshme (4 tetor) disa prej mediave sociale më të përdorura në botë: Instagrami, Facebook dhe WhatsApp ranë nga përdorimi.

Se sa të rëndësishme janë këto rrjetet sociale për njerëzimin sot, e kanë dëshmuar edhe reagimet të shumta që janë bërë që kur ato dolën jashtë funksionit.

Reagimet për pamundësinë e përdorimit të tyre ishin nga më të ndryshmet, edhe emra të njohur dhe në vendin tonë kanë bërë reagime, shumica prej tyre në formë batute.

Ishte këngëtari i njohur, Butrint Imeri, që reagimin e lidhi me projektin e tij të fundit muzikor “Kuku”, që e lansoi vetëm pak ditë më parë.

“Kuku, kuku Instagram ça na bone”, ka shkruar Butrinti në një postim në InstaStory.

Ndërsa, kujtojmë që projekti i tij i fundit “Kuku” u publikua javën që lamë pas dhe u prit mirë nga publiku.

Ndërkohë, këngëtari po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore në diasporë. /TV Malisheva

Share.