Është bërë përditëshmëri që lajmet e zeza të pushtojnë mediat vendore, ku kanë protagonist njerëz të devijuar nga jeta normale . Po nuk është krejtësisht ashtu në vendin tonë kemi edhe njerëz që janë shembull për të mirë në shoqërinë tonë, dhe më gjerë
I riu Butrint Morina me profession skulptorë , është artisti që ka gërshetuar për bukuri artin e tij krijues me punën, të dyja këto të prira me talentin mahënitës në skulpturë. Butrinti tani më i ka kaluar kornizat lokale dhe vendore, ai talentin e tij dhe punën tani po e prezanton në çdo cep të botës .
Edhe në ato vende ku nuk ka mundur të depërton diplomacia kosovare në prezantimin e shtetit kosovar, Butrinti ka paraqitur veprat e tij në formën më të mirë të mundëshme, si storie suksesi .
Skulpturat e tij janë prezantuar në shumë vende të botës, janë shpërblyer me çmime, mirënjohje .Shpesh herë punimet e Butrintit kanë bërë që të mahnisin edhe profesionistët më të mire të vendit, rajonit e më gjerë .
Butrinti tani po thuajse e kemi konkurentin numër një në skulpturë në vendin tonë, e shohim me veprat e tij artistike ka rrëmbyer me dhjetra çmime në të gjitha evinimentete kulturore të organizuar në Kosovë, Butrinti nuk është ndalur vetëm brenda vendit, ai me veprat e tij ka depërtuar në shumë vende të botës si në vendet e rajonit , dhe më gjerë : Turqi, Egjipt, Iran e shumë vende tjera .
Butrinti tani është zëri i talentit krijues, është përfaqësimi më dinjitoz i fushës së skulpturës, është zëri arsyes së rinisë kosovare. Butrinti është në moshë të re, e kjo moshë na bënë që në të ardhmen të presim që Butrinti do ti prekë majat më të larta në fushën e skulpturës .