Autori i librit “Ylli i Përjetshëm”, Edonis Buzhala, ka thënë se limitet tona janë të thyeshme dhe se limitet e vetme që kemi janë ato që I vendos truri ynë, shkruan TV Malisheva.
“Truri i njeriut është i formuar në atë formë që ne mund të përballojmë më shumë se sa që ne mendojmë, limitet tona janë të thyeshme, limitet e vetme që i kemi ne janë limitet e trurit tonë, që truri na i qet neve”, ka thënë ai.
Edonisi është maturant në shkollën e mesme “Kujtim Krasniqi” në Malishevë dhe së fundi ka botuar librin e tij “Ylli i Përjetshëm”. /TV Malisheva