Aventura e Bylbyl Sokolit tek Flamurtari i Prishtinës ka zgjatur vetëm 1 javë.

Bylbyl Sokoli u prezantua javën e kaluar si trajner i Flamurtarit, mirëpo sot kryetari i klubit nga Prishtina, Imri Ademi ka konfirmuar largimin e “Profës”, nga skuadra.

“Po, është e vërtetë. Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit”, ka thënë Ademi.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe vet Bylbyl Sokoli i cili ka deklaruar se ka pasur mospërputhje konceptesh të organizimit.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimin të ekipit të parë. Flamurtarit i uroj suksese”. ka deklaruar Sokoli.

Share.