Në kuadër të fushatës16 ditore të aktiviteteve kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi organizoi tryezën e debatit me temën ”Parandalimi i dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje”, sesion informues për aktivitetet e zhvilluara brenda kësaj përiudhe, ku edhe janë formuar këndet ku do të pasqyrohen punimet e nxënësve me këtë temë dhe do të ketë debate të herë pas hershme.
Në debat prezantuan: Blerta Krasniqi, nga kabineti i Kryetarit, Drejtoresha e Qendrës Strehimore në Gjakovë, Sakibe Doli, përfaqësues nga stacioni policor i Malishevës, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, institucione, shkollore ato komunale OJQ ,e asambleistë të Komunës së Malishevës.
Blerta Krasniq, përfaqësuese e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ”Përcjelli zotimet dhe mbështetjen e kryetarit, për aktivitetet si dhe zbatimin e planit për veprim e të strategjisë që ka të bëjë me parandalimin e dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje në vazhdim të punës, me qëllimin që të ngritet vetëdijësimi dhe të parandalohen rastet e cilës do lloj të dhunës në komunën tonë”.
Doli theksoi”Kosova është nënshkruese e Konventës së Stambollit”, pra ne si shtet kemi institucione, kemi mekanizma, kemi edhe bazë ligjore, për ta parandaluar dhunën e gjitha llojeve, por duhe zbatueshmëria dhe krijimi i kapaciteteve humane e financiare, gjë që në këtë fushë kemi ngecje, me gjithë të arriturat tona si shoqëri”, përfundoi Doli.
Në fund të takimit dolën edhe disa rekomandime ku një ndër to ishte, që në këtë fushë të bashkërenditën të gjitha institucionet shtetërore si dhe organizatat jo qeveritare duke u bazuar në konventat ndërkombëtare të punohet vazhdimisht në luftimin e kësajë dukuria e cila po na sfidon si shtet dhe shoqëri, si domos në vitin e dytë pandemik me covid 19./TV Malisheva