Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka folur në TV Malisheva për projektet e tij në të cilat ai do të fokusohet më shumë.

Ai ka thënë se do të fokusohet të sjellë më shumë investime në Malishevë, në hapjen e vendeve të punës dhe se do të ndalet me asfaltime.

“Unë do të fokusohem më së shumti tu bëj thirrje EU-së, diasporës që ta gjejnë një formë për të ardhur dhe të hapin minifabrika që hapin vende pune për të punësuar njerëz, unë so të ndalem me këto asfaltime, do të distancohem nga to”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka thënë po ashtu se nëse arrin të jetë kryetar i Komunës së Malishevës do ta arrij të krijojë një mrekulli, siç thotë ai, dhe se do të sjellë vizitorë nga gjithë Kosova, ngase pipas tij infrastruktura brenda qytetit është katastrofale.

“Nëse une vij si kryetar i Malishevës sigurisht se për atë mandate timin do ta arrij qëllimin që do të vij prej çdo vendi tjetër të Kosovës këtu, për të parë një mrekulli, për arsye se infrastruktura brenda qytezës është katastrofale”, ka thënë ai.

Bytyçi garës për kryetar të Malishevës i është futur si kandidat i pavarur dhe kjo është hera e dytë që ai garon. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.