Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi,ka thënë se garën kryesore në zgjedhjet lokale në Malishevë e sheh mes kandidatit nga Partia Demokratike, Isni Kilaj, dhe atij nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kandidatin nga Nisma e sheh si konkurrent për shkak të liderit të kësaj partie, Fatmir Limajt por jo edhe për shkak të kandidatit, për shkak se, sipas tij, ai po shihet si një figurë shumë e panjohur dhe i cili nuk lidhet shumë me Komunën e Malishevës.
“Unë deri tash, nga ajo çfarë kam parë, është se garën e shoh mes PDK-së domethënë Isni Kilajt, dhe Nismës, për shkak të emrit të Fatmir Limajt dhe jo kandidatit, i cili po shihet si një figurë shumë e panjohur, teknokrat, i cili nuk lidhet shumë me Komunën e Malishevës”, ka thënë Bytyçi. /TV Malisheva