Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi, ka thënë se kandidatët për kryetarë të Komunës së Malishevës duhet të dalim me program të tyre dhe jo vetëm të japin fjalë të kota të cilat pastaj prodhojnë zhgënjim te qytetarët, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se këta kandidatë duhet të dalin me një vizion duke u bazuar në mundësitë që i kanë.
“Kandidatët të cilët garojnë në këto zgjedhje, duhet të paraqesin një vizion për të ardhmen dhe sigurisht se atë vizion duhet ta paraqesin duke u bazuar në një program dhe mundësitë që i kanë dhe jo vetëm fjalë të kota të cilat pastaj po prodhojnë zhgënjim te njerëzit”, ka thënë Bytyçi.
Ai ka thënë po ashtu se ky program duhet të jetë i bazuar në të ardhurat e Komunës dhe muindësitë e borxheve që mund të krijojë.
“Duhet një program i bazuar në mundësitë buxhetore që i ka Malisheva, në mundësitë e të ardhura që mundet të krijojë në të ardhmen dhe në mundësitë e borxheve që mundet të krijojë”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: