Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi, ka thënë se nuk mund të thonë grupe të caktuara se nuk është punuar për 20 vite në Komunën e Malishevës dhe po ato, në listë të kenë po ata njerëz që kanë qeverisur gjatë kësaj kohe, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se qytetari duhet të bëjë një analizë se kush po i thotë këto kritika dhe se çfarë ka bërë ai person në të kaluarën.

“Është absurde të thuash se për 20 vite nuk ka ndodhur asgjë dhe në fund të ditës në listë ose në partinë tënde ke ata njerëz që kanë qeverisur në njërën apo formën tjetër për 20 vite. Këtu qytetari duhet të shoh me një analizë më të thellë se kush po I thotë këto kritika dhe çka ka bërë ai në të kaluarën”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka thënë se nuk mund të thuash se nuk është punuar, por se nuk është punuar sa duhet, ngase ambiciet tona janë shumë më të mëdha.

“Nuk mund të thuash se për 20 vite nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse nuk ka ndodhur çfarë kemi pritur, sigurisht se ambiciet tona janë shumë më të mëdha, si shoqëri dhe si individë”, ka thënë Bytyçi. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.