Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka thënë se ai do të gjejë përkrahje nga qytetarët e kësaj komune, ngase ata janë të zhgënjyer nga të gjitha partitë tjera, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se gara për kryetar të Malishevës, për të nuk do të jetë e vështirë, pasi që qytetarët do t’ia japin besimin atij dhe gjithë kjo sipas tij, si rezultat i këtij zhgënjimi.

“Unë besoj se qytetarët do të ma japin mua besimin dhe kjo do të dalë si rezultat i zhgënjimit nga të gjitha partitë dhe e vetmja ajo shtyllë do të jem unë, besoj se do të jem fitues ngase janë të zhgënjyer si me partinë aktuale në pushtet, si me ato që s’janë, nuk shoh ndonjë garë të vështirë”, ka thënë Bytyçi.

Bytyçi garës për kryetar të Malishevës i është futur si kandidat i pavarur dhe kjo është hera e dytë që ai garon. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.