Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi, derisa ka folur për zgjedhjet lokale në Malishevë, ka thënë se edhe në këto zgjedhje po vazhdojnë hedhjet e akuzave ndërmjet partive, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ky “trend” i hedhjes së akuzave ndërmjet partive nuk i duhet kësaj komune, por se i duhet një vizion për të ardhmen, ngase duhet zgjidhje e këtyre problemeve.

“Ajo që më ka lënë mua përshtypje ështe ajo se vazhdon ky trendi i hedhjes së akuzave, kritikave, në fakt këto më së paku i duhen Komunës së Malishevës, por i duhet një vizion për të ardhmen, është e kotë vetëm të akuzosh apo të identifikosh problemin”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka shtuar se zgjidhjen e këtyre problemeve e bën dikushqë ka një projekt politik dhe guximin për t’i shtyrë përpara ato vendime.

“Na duhet zgjidhja e këtyre problemeve dhe këtë zgjidhje nuk e bën dikush që nuk e ka një projekt politik dhe guximin për t’i shtyrë përpara ato vendime”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.