Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Erion Bytyqi, ka thënë se kjo parti është një hap përpara subjekteve tjera sa I përket rinisë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo parti në qendër e ka rininë pasi që ka edhe forumin e rinisë dhe se ka aktivistë të moshave të ndryshme të cilët janë të gatshëm gjithmonë për të vepruar.

“Lëvizja Vetëvendosje është një hap përpara subjekteve tjera sa i përket rinisë ngase në qendër e ka rininë, kemi edhe forumin e rinisë, kemi aktivistë të rinj, të moshave të ndryshme, të cilët me vullnetin e tyre shprehin gatishmëri për të ndihmuar”, ka thënë Bytyqi.

Erion Bytyqi është edhe kryetar i Forumit Rinor që vepron në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.