Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Erion Bytyqi, ka thënë se ka shumë kërkesa nga rinia që duhen adresuar në asamble, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se këto kërkesa që ata do t’i parashtrojnë në Kuvend janë integrimi I të rinjve në aspektin politik dhe shoqëror si dhe projekte të reja që do t’u shërbejnë atyre.

“Kërkesat e të rinjve të Malishevës që iu duhen dhe që do të adresohen në Kuvendin Komunal, do të jenë në radhë të parë do të jenë integrimi i të rinjve në çështjet dhe aspektin politik dhe shoqëror, projekte të ndryshme, sidomos rregullimi i shtëpisë së kulturës dhe bibliotekës së qytetit që t’u mundësohet atyre të kenë çasje në këto vende”, ka thënë Bytyqi.

Erion Bytyqi është edhe kryetar i Forumit Rinor që vepron në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.