Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga AAK, Shukrije Bytyqi, në emsionin “N’Pult”, ka prezantuar programin e AAK-së për komunën e Malishevës.
Bytyqi me theks të veçantë ka thënë se prioritet i saj është çështja e mungesës së çerdheve në Malishevë.
“Në Malishevë e kemi vetëm një çerdhe, tash kanë filluar edhe dy të reja, por në nivel Kosove ne jemi bukur keq, pasi që vetëm diku deri 5% të fëmijëve kanë hapësirë me shku në çerdhe, domethënë fokusi apo prioriteti im do të jetë këtu. Prioritet i imi do të jetë t’i zhvilloj çerdhet në partneritet publiko-privat.”, ka thënë ajo.
Shukrije Bytyqi është gruaja e vetme nga dega e AAK-së në Malishevë që kandidon për deputete të Kuvendit të Kosovës. /TV Malisheva