Njohësi i çështjeve politike dhe publicist, Jusuf Bytyqi, ka thënë se edhe pse ka kaluar një kohë prej 21-vjetësh që ka përfunduar lufta në Kosovë, ende po përballemi me Serbinë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se Kosova po ballafaqohet me Serbinë, ku kjo e fundit po tenton të shmang krimet e luftës si dhe po shtiret si viktimë.
“Secili shtet ka problemet e veta, por posaçërisht Kosova që fatkeqësisht ka fqinj shumë të këqinj, atëherë natyrisht që edhe ballafaqimet janë më të mëdha, madje shumë serioze, përkundër faktit që kan֝ë kaluar 21 vite nga përfundimi i luftës, Kosova ende përballet me këtë çëshje dhe me bisedimet, Serbia në çdo periudhë tenton t’i shmanget kësaj situate dhe bëhet sikur ajo është viktima dhe jo popullata shqiptare”, ka thënë Bytyqi. /TV Malisheva