Willy Caballero ka zbuluar se ka pranuar kërcënime me jetë për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Kupës së Botës që ishte mbajtur në Rusi kundër Kroacisë.

Portieri i Chelseat vetëm disa minuta në mbyllje të pjesës së parë, kishte bërë gabim duke spastruar topin nga zona e tij, e që ajo gjë i lejoi Ante Rebicit që të fuste topin në rrjetë.

Kroacia do të kalonte në finale të Kupës së Botës, duke marrë një fitore 3-0 dhe Caballero kishte nervozuar tej mase tifozët argjentinas.

“Me gabimin ndaj Kroacisë, unë dëshiroja që topi të kalonte në këmbët e Toto Salviso, por çuditërisht unë rash në tokë”.

“Topi më pas kaloi në këmbët e Rebic. Të gjithë menduan se unë dëshiroja që të ndodhte ashtu, mirëpo nuk ishte ashtu, asnjëherë nuk e kam goditur topin ashtu”.

“Dëshiroja ta hidhja topin te dy sulmuesit tonë që ishin përpara. Nga ajo ditë, të gjithë kishin numrin tim dhe ishin situata të pakëndshme, pasi mora edhe kërcënime me jetë”, ka shtuar më tej Caballero.

Caballero ishte lënë më pas në bankën rezervë nga Jorge Sampaoli, duke u zëvendësuar nga Franco Armani./Tv Malisheva

Share.