Nëse këtë çaj e pini në mbrëmje, do të flini me ndjenjën e ngopjes, madje edhe nëse nuk keni ngrënë asgjë
Me të drejtë ky çaj quhet dhuratë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm.
Të gjithë përbërësit e këtij çaji janë natyralë, ndërkaq karakteristikë kryesore e tij është që ul apetitin.
Nevojiten:
▪ gjysmë litri ujë,
▪ 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende,
▪ 2 fletë dafine,
▪ gjysmë luge të vogël fara qimjoni,
▪ gjysmë luge kanellë
Përzieni të gjithë përbërësit, pos kanellës, dhe zieni rreth gjysmë ore.
Hiqeni nga zjarri, shtoni kanellën dhe lëreni 5 minuta të ftohet.
Kullojeni dhe e pini.
Rekomandime:
Zieni një litër çaj apo më shumë, përnjëherë, pastaj e nxehni kur dëshironi ta konsumoni.
Shija e çajit varet nga sasia e përbërësve të cilët i shtoni. Kanella i jep çajit aromën dhe nëse e doni këtë shije, lirisht shtoni më shumë kanellë.
Fletët e dafinës shtoni me kujdes, sepse nëse e teproni, çaji mund të jetë tepër i fortë.
Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të shëndetshëm! /TV Malisheva