Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlic-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të Jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

Kryediplomati shqiptar informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit.

“Kjo nismë do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti”, shkroi Cakaj.

Share.