Autoritetet amerikane e kanë caktuar një datë për gjykimin e personit me emër Khalid Sheikh Mohammad, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Mohammad-i, një nga figurat kryesore të Al Qaeda-s dhe i njohur edhe si “arkitekti kryesor” i sulmeve të tmerrshme, do të dalë në gjyq më 11 janar të vitit 2021 bashkë me katër të dyshuar të tjerë.
Pesë burrat akuzohen për krime lufte, përfshirë terrorizmin, marrjen e aeroplanëve nën kontroll dhe rreth 3000 akuza për vrasje për shkak të rolit të tyre në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore dhe në Pentagon.
Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me vdekje.
Ky proces gjyqësor është një hap para në betejën e gjatë ligjore për të ngritur aktakuza sipas ligjit civil dhe ushtarak për sulmin që e tmerroi botën.
Ky person ishte arrestuar në vitin 2003 në Pakistan dhe u dërgua në burgun e Guantanamos. Ai kishte thënë se do ta pranojë fajin, ndonëse përpjekja për ta kryer procesin gjyqësor kishte dështuar në vitin 2008, shkruan “Independent”