Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pandehurit M.R., i cili e ka privuar nga jeta babanë e tij,  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe Gjykata do të lëshojë urdhëresë për ekzaminimin psikiatrik për të pandehurin, pasi që dyshohet se në gjendje të çrregullimit mendore ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se po të gjendet në liri i pandehuri M.R mund të përsërisë veprën penale, pasi që i pandehuri duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore, në shtëpinë e tij e ka privuar nga jeta babanë e tij, duke e goditur të ndjerin me sëpatë në kokë./Tv Malisheva

Share.