Cameron Diaz i ka dhënë fund pensionit të aktrimit, për të marrë pjesë në një projekt të ri me Jamie Foxx.

Sipas NME, Diaz, e cila nuk ka bërë filma që nga viti 2014, njoftoi të mërkurën se do të luajë në komedinë e Netflix “Back In Action”.

Foxx, i cili luajti me aktoren në filmat “Annie” dhe “Any Given Sunday”, publikoi një regjistrim të një bisede telefonike me Cameron Diaz dhe yllin e futbollit amerikan Tom Brady, i cili, siç tha ai, “i dha këshilla aktores për t’u rikthyer nga pensionimi”.

“Sinqerisht, kjo ishte ajo që më duhej,” tha Diaz.

Share.