Can Yaman ka nisur lidhje të re dashurie.

Aktori i njohur turk, Can Yaman, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar edhe për jetën private.

Pasi u përfol për lidhjen e dashurisë me aktoren Demet Ozdemir, ai ka lënë pas atë histori dhe ka nisur romancë të re.

Yaman ka filluar lidhje dashurie me prezantuesen Diletta Leotta, ndërsa lajmin e konfirmuan edhe mediet italiane.

Në fotot e publikuara nga “Chi”, çifti u shfaqën në momente intime, duke u puthur e përqafuar në pushime.

Ata kanë qëndruar për disa ditë në Romë, ku edhe u publikuan fotografitë nga i njëjti vend. /TV Malisheva

NAPLES, ITALY – JULY 25: Diletta Leotta TV presenter before the Serie A match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo on July 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Share.