Fabio Cannavaro ka nisur rrugën e treningut.
Ai ka pranuar se ëndrrat e tij në këtë profesion janë të drejtojë kombëtaren e Italisë dhe ish-ekipin ku ka luajtur Real Madridin.
Italiani momentalisht po drejton ekipin e Guangzhous në Kinë, ndërsa ende nuk ka provuar asnjë aventurë Evropiane.
Ai po punon në Azi, pavarësisht se ka patur dhe probleme me klubin aktual.
“Kam filluar të punoj si trajner dhe ëndërroj që të drejtoj Real Madridin një ditë. Dua të mendoj për gjëra të mëdha, prandaj them Realin, kombëtaren e Italisë dhe ndonjë klub tjetër të madh”, – tha ai për Madrilista Real.
Italiani është mbrojtësi i vetëm që e ka fituar Topin e Artë pas triumfit në Kupën e Botës në Gjermani. /Tv Malisheva