Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ishte përgatitur që më datë 25 të këtij muaji, të publikonte projektin e saj të parë muzikor për tregun internacional.
Megjithatë kënga e saj e re në gjuhën angleze u shty edhe për pak kohë, pasi nuk është ende gati finalizimi i klipit.
Ndërkohë, Anxhelina po gjendet pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Një gjë që ka rënë gjithmonë në sy ka qenë stili i këngëtares, i cili është komentuar jo pak herë në media.
Me jetën luksoze që bën, Hadërgjonaj nuk kursehet aspak që të shpenzojë në shuma të majme për pamjen e jashtme.
Vetëm një çantë e saj e markës ‘Hermes’ me lëkurë gladiatori, kap shifrën e 23 mijë e 500 eurove.
Ndërkohë, në po të njëjtën paraqitje që ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, Anxhelina ka shpenzuar 1,350 euro për bluzën, 29,95 euro për pantallonat dhe 995 euro për sandalet – shifra këto që janë bërë të ditura nga faqja What They Wearin. /TV Malisheva