Roberto Carlos ka thënë se James Rodriguezin të jetë i durueshëm dhe të presë rastin e tij te Real Madridi.

Legjenda braziliane ka shprehur admirimin e tij për mesfushorin sulmues kolumbian dhe shpjegoi se edhe në klub e duan.

“Zidane ka shumë respekt për Jamesin”.

“Ai bën shumë rotacione dhe sa herë që James futet, ai gjithmonë bën mirë”.

“Gjëja më e rëndësishme tani është që ai të vazhdojë të stërvitet ashtu si ka qenë dhe të ruajnë besimin tek vetja”.

“Tifozët e duan atë. Për t’ju thënë të vërtetën, unë kujdesem për të dhe, sa herë që e shoh, i jap një përqafim të madh”.

“Ai ka bërë shumë për këtë klub dhe madje edhe më shumë për vendin e tij”, ka thënë Carlos. /Tv Malisheva

Share.