Paris Saint-Germain thuhet së është i gatshëm që të ngrit tensionet me Real Madridin, pasi që po e konsideron të bëjë një ankesë formale në FIFA sa i përket çështjes së Kylian Mbappes.

Reali për një kohë të gjatë e ka bërë publike interesimin për ta transferuar Kylian Mbappe në skuadër.

Mbappe gjendet në “luftë” me PSG-në, pasi që po refuzon të rinovojë kontratën me klubin, gjë që nënkupton se ai mund të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit 2023/24.

Por, tani “Telegraph” e ka bërë të ditur se kampioni francez po shqyrton nëse sjellja e Real Madridit – që PSG është e bindur se lojtari i tyre tashmë ka një marrëveshje për t’u bashkuar me gjigantin spanjoll – meriton një ankesë zyrtare në FIFA.

Nëse Real Madridi dhe Mbappe do të kishin arritur tashmë një marrëveshje, kjo do të binte në kundërshtim me rregullat e FIFA-s. Reali do të shkelte rregullin e kontaktit të një lojtari pa marrë lejen e ekipit të tij aktual, në këtë rast PSG-së.

/TV Malisheva

Share.