Republika Çeke do të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të personelit të dëmtuar në luftime, ka konfirmuar ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova.
Ajo tha se automjetet e para do të ishin tanket ukrainase T-64, por se të tjerat – duke përfshirë automjetet luftarake të këmbësorisë – do të pasonin.
Cernochova tha se Republika Çeke ishte vendi i parë që u afrua nga Ukraina me një kërkesë për shërbimin dhe riparimin e automjeteve luftarake.
Republika Çeke ishte vendi i parë i huaj që furnizoi Ukrainën me tanke – T-72 të epokës sovjetike – si dhe automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1, që i përkisnin rezervave të saj aktive. Ka gjithashtu raporte se ka furnizuar artileri vetëlëvizëse, si dhe sisteme të shumta raketash.
Krahas ndihmës zyrtare ushtarake të qeverisë, një fushatë e financimit të turmave për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase ka mbledhur deri më tani mbi 40 milionë euro, transmeton BBC.