Pas reagimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për aktin e Serbisë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, tani ka reaguar edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), Hajrulla Çeku.

Para ndeshjes së mbrëmshme kundër Brazilit, në zhveshtore të Serbisë është vendosur një flamur në të cilin shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, raporton TV Malisheva.

Çeku e dënoi ashpër këtë akt të Serbisë si dhe kërkoi veprime konkrete nga FIFA, duke marrë parasysh se Kosova është anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

“Imazhe të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën e Kampionatit Botëror të FIFA-s”, shkruante Çeku në “Twitter”.

“Presim veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s”, shkruante më tej Çeku në “Twitter”.

(19) Hajrulla Çeku on Twitter: “Disgraceful images from #Serbia locker room, displaying hateful, xenophobic and genocidal messages towards #Kosova, while exploiting #FIFAWorldCup platform. We expect concrete actions from @FIFAcom considering that the @FFK_KS 🇽🇰 is a full FIFA and UEFA member. https://t.co/xwu6i0j7dG” / Twitter

Share.