Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, duke komentuar ngritjen e aktakuzës kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, ka thënë se UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj.

“Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm është njollosje e luftës çlirimtare dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri. Fshehja e emrave të përveçëm pas UÇK-së është veshje e krimeve eventuale individuale gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar Çeku, për të cilin janë emra të përveçëm të gjithë ata kundër të cilëve janë ngritur akuza të mbështetura në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë së Kosovës së Milosheviqit.

Përpjekja e një segmenti të Vetëvendosjes për të bërë vijë ndarëse mes të gjithë krerëve të luftës, të cilët nuk i duron dot, Albin Kurti, dhe UÇK-së tjetër, pa komandë, pa kokë, është hipokrite dhe me qëllim për diskreditimin e krerëve më të lartë dhe përgjegjës së UÇK-së. Se ku do të mbetej Vetëvendosja e Hajrullahut, nëse Vetëvendosjes i hiqet kreu, këtë duket nuk e ka menduar ky deputet, por as shumë të tjerë brenda Vetëvendosjes, të cilët i ka verbuar inati dhe urrejtja që e kanë për kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kundër të gjithë përkrahësve të tij, të cilët zëdhënësi mediatik, i Lëvizjes, Veton Surroi, i quan njerëz që pajtohen me krimin, sepse mbështesin Hashim Thaçin. Nga kjo urrejtje patologjike, që është mbjellë në Vetëvendosje, do mbijë më shumë egjër, sesa grurë./ Tv Malisheva

Share.