Ka çelur siparin këtë të martë edicioni i 73-të i Festivalit të Sanremos. Gianni Morandi do të jetë përkrah Amadeus në prezantim, ndërsa Festivali u hap me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Në audiencë në sallën e Ariston, është edhe Presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti i parë ndonjëherë që ndjek nga afër Festivalin, i cili u prit me ovacione dhe duartrokitje nga publiku.

I pranishëm në këtë natë të parë është edhe aktori i njohur italian, Roberto Benigni. Të ftuar janë edhe fituesit e vitit të kaluar, Mahmood dhe Blanco, ndërsa mbretëresha e kësaj mbrëmje do të jetë Chiara Ferragni e cila do të interpretojë një monolog.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

Janë 14 artisë që do të performojnë në këtë natë të parë të Festivalit:

Anna Oxa – “Sali (Canto dell’anima)”

Ariete – “Mare di guai”

Colla Zio – “Non mi va”

Come_Cose – “L’addio”

I Cugini di Campgna – “Lettera 22″

Elodie – “Due”

Gianluca Grignani – “Quando ti manca il fiato”

gIANMARIA – “Mostro” (Monster)

Leo Gassman – “Terzo cuore”

Mara Sattei – “Duemilaminuti”

Marco Mengoni – “Due vite”

Mr. Rain – “Supereroi”

OLLY – “Polvere”

Ultimo – “Alba”

 

Share.