Ish-komandanti i UÇK-së si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka përkujtuar Tahir Sinanin si dhe bashkëluftëtarët e tij, Hyrë Emini, Naser Ademi, Brahim Ademi e Hisë Fazliu në përvjetorin e rënies së tyre, shkruan TV Malisheva.
Ai në Facebook ka shkruar se Tahir Sinani me shokët e tij do të kujtohen për jetë e mot si heronjtë e gjeografisë shqiptare në luftërat e popullit shqiptar për liri e shtet, në fund të shekullin XX dhe fillim të shekullit XXI.
”Gjeneral Tahir Sinani historikisht e ndër brezni do kujtohet si atdhetari e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare”, shkruan Dukolli.
Kujtojmë se Tahir Sinani së bashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”.
Postimi i plotë i Dukollit:
21 vite nga përjetësia e Tahir Shqipnisë.
Tahir Sinani, Hyrë Emini, Naser Ademi, Brahim Ademi e Hisë Fazliu për jetë e motë do të kujtohen si heronjtë e gjeografisë shqiptare në luftërat e popullit shqiptar për liri e shtet, në fund shekullin XX dhe fillim shekullin XXI.
Gjeneral Tahir Sinani historikisht e ndër brezni do kujtohet si atdhetari e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare.
Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me Komandant Tahir Sinanin.
Lavdia u takon vetëm heronjëve, sepse janë vetë lira.
Përjetësisht krenar me UÇK-në.
/TV Malisheva

Share.