- Reklamë e sponsorizuar -

Çerkin Dukolli ish zv.ministër, anëtar i Nismas Socialdemokrate, reagon ndaj anëtarëve të kryesisë së VV-së të cilët sulmuan gazetarin Adriatik Kelmendi pas intervistës me Albin Kurtin, këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social facebook

“I bëjmë me dije Sami Kurteshit dhe Elvis Hoxhës se fjalën e lirë dhe mendësin e të vepruarit si popull në asnjë rrethanë nuk kanë mundur të na e ndalin as regjimet shtetërore të Beligradit të instaluara në Kosovë në shekullin e kaluar dhe në asnjë rrethanë s’do mundeni ta bëni një gjë të tillë as ju tani.Mos tentoni të rrezikoni demokracinë, përmes tentimit për të frikësuar fjalën e lirë. Ndaluni me këto qasje antidemokratike.”

Ja postimi i plotë :

Komisarët politikë të Albinit sulmojnë dhe linçojnë gazetarin!

Adriatik Kelmendi, njëri ndër mjeshtrit e rrallë të intervistave televizive në vend dhe jo vetëm pas intervistës që mbrëmë realizoi në Rubikon me Albin Kurtin, u sulmua skajshëm dhe në mënyrë të shëmtuar nga komisarët politikë të Albinit, të instaluar njërin në KQZ dhe tjetri nga Tirana.

Sami Kurteshi i VV-së në KQZ, në postimin e tij ndër tjera thotë “Albinit ju bënë pyetje policore”.
Përderisa Elvis Hoxha, një aktivist i VV-së nga Tirana duke e sulmuar Adriatikun ndër tjera thotë se, “pyetjet e gazetarit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si edhe më parë, pastaj në postimin e tij në një formë bënë thirrje se me ndryshimin e qeverive duhet ndryshuar edhe mendësia e mediave dhe politikat e tyre redaktuese”.

I bëjmë me dije Sami Kurteshit dhe Elvis Hoxhës se fjalën e lirë dhe mendësin e të vepruarit si popull në asnjë rrethanë nuk kanë mundur të na e ndalin as regjimet shtetërore të Beligradit të instaluara në Kosovë në shekullin e kaluar dhe në asnjë rrethanë s’do mundeni ta bëni një gjë të tillë as ju tani.

Mos tentoni të rrezikoni demokracinë, përmes tentimit për të frikësuar fjalën e lirë. Ndaluni me këto qasje antidemokratike.

Sidoqoftë, ne këtu jemi dhe do të punojmë çdo ditë në ruajtjen e vlerave demokratike, identitetit të qytetarëve tonë dhe mendimin e lirë.

Ne do jemi këtu, përherë aktiv, duke ua rikujtuar në vazhdimësi mashtrimet dhe kauzat fallce që ua keni bërë qytetarëve të këtij vendi, e të cilat i ndryshuat posa erdhët në pushtet.

Të gjithë jemi në dijeni që jeni pa përvojë shtetërore, por pushtetin merrne qetë, urtë e butë.
Gjithsesi, ne këtu jemi!
ÇD.

Fotografia e Çerkin Dukolli

 

Fotografia e Çerkin Dukolli

- Reklamë e sponzorizuar -