Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut.

Certifikimi i përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh është bërë sot.

Shqiptarët në këtë mandate do të kenë 32 ulëse: BDI-ja 15, ASH-AA-ja 12, PDSH-ja 1 dhe BESA që është në koalicion me LSDM-në, katër mandate.

Grupi më i madh parlamentar është ai i LSDM-së me 46 mandate, dy më pak ka VMRO-DPMNE, kurse E majta ka fituar dy ulëse në Kuvend.

Pa mandate kanë mbetur Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome./Tv Malisheva

Share.