Të bërtiturit është diçka qe shpreh zemërimin e një personi, është një reagim i natyrshëm i kësaj ndjenje por që perceptohet si një formë kërcënimi social edhe para një fëmije 4 vjeçar.

Në çfarëdo formë që të shprehet të bërtiturit është diçka e gabuar dhe prindërit nuk duhet ta justifikojnë një veprim të tillë edhe pse tërheq vëmendjen e fëmijës në çast.

Kështu shprehet doktor Kylie Prulett i cili mbron idenë se prindërit nuk duhet të bërtasin dhe ky është një kusht! Megjithatë ekzistojnë disa mite rreth të bërtiturit që babai i bën fëmijës.

Të bërtiturat tuaja do të ndikojnë në zhvillimin e tyre

Kjo varet nga temperamenti i fëmijës. Nëse fëmija është i turpshëm ai do ta vuajë më gjatë agresionin që ju shfaqët, nëse është disi i pavarur do ta përjetojë edhe më pak. Në zhvillimin neurologjik të fëmijës do të ndikojnë edhe forca të tjera gjatë punës tuaj me fëmijën.

Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët kuptojnë se një i rritur është i nervozuar nga sjellja e tyre
Fëmijët e kuptojnë menjëherë gjendjen tuaj emocionale dhe për këtë nuk keni përse të bërtisni me zë të lartë. Emocionet tuaja do të shprehen edhe nëpërmjet ndrysjes së vetullave, skuqjes në fytyrë etj.

Është një impuls i rrezikshëm

Kur fëmija është në rrezik, prindërit nuk mund të frenojnë të bërtiturin, në të vërtetë ashtu duhet të ndodhë. Kjo është një përgjigje që ndodh në mënyrë automatike nga sistemi nervor si një formë për t’i dhënë ndihmë. Refleksi i të bërtiturit shpëton jetë, megjithatë ngelet në kornizat e një refleksi dhe nuk duhet të përdoret në momentet e gabuara.

Fëmijët ju dëgjojnë më shumë nëse bërtisni

Ka një diferencë shumë të madhe midis të dëgjuarit dhe të kuptuarit të asaj që jeni duke thënë. Nëse një prind bërtet fëmija ju dëgjon por më shumë siguri nuk po “thith” shumë nga ajo që jeni duke thënë. Ndërkaq mëson se duhet të ketë frikë nga ju.

E bën fëmijën më të ashpër

Në të vërtetë sipas asaj që mjekët shprehin për “Fatherly”, kjo është diçka që nuk është provuar duke qenë se të bërtiturit është një ndëshkim fizik që nuk e prek zhvillimin moral të fëmijës.

Është e njëjta gjë për të dy prindërit

Të bërtiturit rezulton të jetë më tepër një çështje e lidhur me gjininë e personit. Kështu nuk jemi duke thënë se nënat nuk bërtasin, por baballarët e bëjnë këtë me më tepër forcë. Kjo ndodh për shkak të testosteronit (hormon mashkullor) dhe për këtë arsye baballarët duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë më tepër se nënat.

Në momentin që jemi të irrituar zëri do të jetë automatikisht më i lartë, dhe nëse marrim në konsideratë trashësinë e zërit mashkullor, do të kuptojmë se babai do të jetë edhe më i frikshëm në sytë e fëmijës në momentin që do të bërtasë. Kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre në të ardhmen. /TV Malisheva

Share.