Dhimbja e qafës është diçka e zakonshme tek një pjesë e madhe e njerëzve dhe shpesh, shumë prej nesh nuk e di arsyen që e shkakton.

Në fakt ekzistojnë disa faktorë, ne po ju rendisim disa prej tyre.

Stresi – Dhimbja në qafë mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e ankthit, që vjen si pasojë e tensionit në trup teksa ndjenja e ankthit shtohet.

Jastëku – Ngrirja e muskujve të qafës që shtrihet deri tek shpatullat është një ndër arsyet më të zakonshme të dhimbjes së qafës. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo vjen si pasojë e të fjeturit në një pozicion të pa rehatshëm dhe mund të evitohet nëse përdorni një jastëk të mirë.

Qëndrimi i keq – Nëse qëndroni për një kohë të gjatë në kokën e varur duke parë telefonin, atëherë mos u habisni nëse ndjeni dhimbje në qafë. Kjo vlen edhe për ata që punojnë në zyrë, që kanë tendencën të mbajnë qëndrim të gabuar të trupit.

Dëmtim gjatë kohës që notoni – Një tjetër faktor që shkakton dhimbje në qafë është noti dhe aktivitete të tjera që kërkojnë lëvizjen e shpeshtë të kokës nga një anë në tjetrën.

Infeksion – Rreth qafës ekzistojnë gjendra të ndryshme limfatike dhe kur trupi po lufton një virus, ato bëhen aktive dhe shkaktojnë dhimbje.

Tharje të shtyllës kurrizore – Shtylla kurrizore, tek qafa, është e përbërë nga 7 kocka të ndara në rrathë, shkruan tvklan.

Kur lindim, këto rrathë janë të përbërë me 80 përqind ujë, por me kalimin e kohës thahen dhe për pasojë bëhen më të ngurtë.

Pickim – Qafa e ngrirë mund të jetë simptomë e sëmundjes lyme, një infeksion bakterial që transmetohet nëpërmjet pickimit të një insekti të quajtur Lxodes Scapularis. /TV Malisheva

Share.