Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Megjithëse është kthyer tashmë në një traditë në disa vende, shumë nuk e dinë se nga e ka prejardhjen kjo ditë. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup njerëzish, erdhi koha ta mësoni.

Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në vitin 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta duke i quajtur “budallenj”. Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli Ditën e Gënjeshtrave. Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem. Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’u kërkonte falje lexuesve.

Sot 1 prilli festohet në Evropë si Dita e Gënjeshtrave, kur njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka të ndryshme me njëri-tjetrin. /TV Malisheva

Share.