Smart Working” (Të punosh mençur) është krijuar për t’iu thënë lamtumirë zyrave dhe vendeve fikse për të punuar mbi tryezë.
Kohët e fundit po flitet shumë për “smart working” dhe është një punë e cila nuk ka nevojë për një zyrë, por që mund të bëhet kudo që jeni, në shtëpi, në plazh, në lokal etj. duke i mjaftuar të keni një PC dhe një lidhje interneti. Mund të ju duket si diçka shumë e thjeshtë, por nuk ëshjtë ashtu.
“Smart working” është krijuar për t’iu thënë lamtumirë zyrave dhe vendeve fikse për të punuar mbi tryezë. Në të vërtetë, viteve të fundit shumë kompani po lejojnë që aktiviteti i tyre të bëhet nga shtëpia për një total orësh në javë.
Por kjo lloj pune nuk bën për të gjithë edhe pse është bukur të mos uleni gjithë ditën në zyrë, por të punoni të lirë.
Por nevojitet të dini të organizoheni ju vetë dhe kohën tuaj për të mbaruar me sukses punën dhe jo te gjithë mund ta bëjnë këtë.
Për më tepër, duhet të keni një lidhje të mirë interneti dhe një kompjuter të përshtatshëm për punën që duhet të kryeni.
Me sa duket nga pro-të e kësaj pune duket se edhe kursimet e ndjejnë këtë.
Në fakt të punoni në shtëpi do të reduktoni konsumin e karburantit apo të biletës së autobusit, trenit etj, parave të harxhuara për pushimin e drekës, kafeve etj.
Dhe, sikur thamë, viteve të fundit gjithnjë e më shumë po e preferojnë këtë lloj pune – së paku për një pjesë të stafit.